Propozim ligji për Arsimin e Lartë, në pritje të procedurës parlamentare

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 prill Zhurnal.mk – Pavarësisht ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Arsimin e Lartë nga Ministria e Arsimit, rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, vlerëson se Senati duhet të mbetet organi më i lartë vendimmarrës i universitetit. Sipas tij, kjo është e rëndësishme për të mos cenuar autonominë universitare.

“Janë bërë disa lëshime, mirëpo mendojmë se në mënyrë substanciale Senati duhet të mbetet organi më i lartë i universitetit. Ky është mendimi i gjithë profesorëve dhe organeve më të larta të universitetit, të cilin edhe unë e përkrah”, deklaroi rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu.

Rektori i UNT-së: Senati duhet të mbetet organi më i lartë i universitetit

Sipas tij, është e domosdoshme që të analizohen me kujdes vërejtjet e komisioneve profesionale brenda universitetit, veçanërisht atyre juridike.

“Në kuadër të Universitetit ‘Nënë Tereza’ kemi komision profesional nga Fakulteti Juridik dhe mendojmë se çështjet që ata i ngrejnë jemi të detyruar t’i shpalosim dhe t’i shqyrtojmë, për të parë se çfarë mund të përmirësohet. Në veçanti kjo vlen për propozim-ligjin për cilësinë”, theksoi Fetahu.

Propozim-ligji për arsimin e lartë pritet që së shpejti të hyjë në procedurë parlamentare. Ndërkohë, vërejtjet dhe sugjerimet e institucioneve akademike tashmë janë dërguar, ndërsa mbetet të shihet nëse ato do të merren parasysh gjatë debatit në Kuvend.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër