Transportonte gjashtë migrantë në veturën me targa bullgare, u arrestua shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Nga Xh M
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më 12.04.2026, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë e kanë privuar nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “kontrabandë me migrantë”.

Më 11.04.2026 në orën 21:20, në rrugën rajonale Bogdancë – Gjevgjeli, më saktë në vendin e quajtur “Ura e Larme”, një veturë pasagjerësh “Volkswagen” me targa bullgare, e drejtuar nga I.D., ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas masave të ndërmarra nga policia, ai është gjetur.

“Në vendin e aksidentit janë gjetur gjashtë migrantë të lënduar nga Egjipti, njëri prej tyre me lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa pesë migrantët e tjerë dhe I.D. kanë pësuar lëndime trupore”, informoi Ministria e Brendshme.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Ministrisë së Brendshme Gjevgjeli.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër