Ditëlindja e parë si nënë, Kreshnik Gjergji me dedikim emocionues për Dafina Zeqirin

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partneri i këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, Kreshnik Gjergji, i ka bërë asaj një urim të veçantë për ditëlindje përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Gjergji e ka përshkruar si një grua të fortë, të palodhur dhe shumë mbështetëse, e cila qëndron gjithmonë pranë tij në çdo sfidë të jetës.

Ai ka theksuar se ajo është mbështetja e tij më e madhe dhe se çdo sukses apo fitore në jetën e tyre bëhet më i bukur falë pranisë së saj.

 Foto: Instagram

“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të jashtëzakonshme – më e forta, më e palodhura, më punëtorja dhe më mbështetësja në botë. Ti qëndron pranë meje në çdo betejë dhe e bën çdo fitore më të bukur”.

“Jeta, puna, familja – ti i mban të gjitha me forcë. Jam krenar për ty dhe me fat që eci në jetë pranë teje. Askush si ti. Askush më i fortë. Askush më i mirë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, ka shkruar ndër tjerash.

Në urimin e tij, ai ka theksuar edhe mirënjohjen dhe dashurinë që ka për të, duke e konsideruar si personin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Ata bashkë kanë një djalë të quajtur Daskan që e pritën në jetë vitin e kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër