Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fjalët përfundimtare

Nga Xh M
91 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 prill Zhurnal.mk – Të premten nga ora 9 do të jetë seanca e fundit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku në këtë seancë pritet të thuhen fjalët përfundimtare.
Këtë e ka bërë të ditur vëllau i Ademajt i cili tha shpresojnë që gjykata do të jap dënimin e merituar për të akuzuarit.

“Neser ne ora 9 fillon seanca ne rastin e Liridones tone ku pritet te prezentohen fjalet perfundimtare. Kjo pritet te jete seanca e fundit dhe pastaj gjykata do te shpalle vendimin e saj. Shpresojme qe gjykata do te jepe denimin e merituar per te gjithe”, ka shkruar ai.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër