Prishtinë, 16 prill Zhurnal.mk – Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 ngriti shqetësimin se në rast se nuk aprovohet nga Kuvendi marrëveshja për Bordin e Paqes, do të rrezikohej stabiliteti i Kosovës.
“Kjo është me ia fut drejt në sy gishtin administratës së SHBA-së, e tash nëse do dikush këtu me lujt këtë lojë, atëherë duhet me përsërit dikë që ka thënë është kah bën bixhoz me fatin e vendit edhe në një kohë kur jo rastësisht është vënë në diskutim tërheqja e trupave amerikane prej Evropës, duke përfshirë edhe Kosovën, e tash nashta dikush do me u tërheq trupat amerikane prej Kosovës, edhe mandej e shohim çka po bëhet me neve e mandej flasim për sovranitet…”, tha ai, duke shprehur dyshimet se Evropa do të intervenojë për të mbrojtur ushtarakisht Kosovën.
Sipas tij në mometin që nuk aprovohet në Kuvend kjo marrëveshje nënkupton tëreheqje nga Bordi i Paqes.
Peci: Kosova në momentum të favorshëm, Serbia nën presion
Analisti politik, Lulzim Peci në emisionin “Click” tha se emisari për dialogun, Peter Sorensen në Kosovë ka ardhur për punë. Ai nuk e përjashtoi mundësinë se po punohet në drejtim për një takim të mundshëm në maj mes Kurtit e Vuçiqit.
“Mirëpo jemi në një momentum interesant për Kosovën edhe i mirë, sepse yjet ndërkombëtare për neve kanë filluar me shku në drejtim të mbarë e për Serbinë në drejtim të keq, sepse Serbia tani është goxha në një presion të madh prej Perëndimit, pikësëpari për shkak të qeverisjes së brendshme e dyta ka të bëjë për marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe Kinën, edhe tash yjet janë kah shkojnë në atë drejtim që Serbia është duke u dobësuar, ka edhe presion të SHBA-së, e në anën tjetër Kosovës janë duke iu rregulluar yjet e duhet me ditë këto yjet kur janë të rregulluara si me nxjerrë maksimumin”, tha Peci.
Ai shtoi se nëse nuk ka lidership politik mund të humbet ky momentum i favorshëm.
“Momentalisht jo (s’ka lidership) sepse nuk po mundemi një president me zgjedh”, tha ai.
Megjithatë, Peci u shpreh optimist se në momentin e fundit do të kapet ky momentum.
