Kryetarja Siljanovska-Davkova kritikon BE-në për kushtëzimin e imponuar dhe të mundshmet e tjera nga Bulgaria

Nga B.M
137 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup/ Antalia, 17 Prill, Zhurnal.mk – Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot ka përsëritur kritikat ndaj kushtëzimit që Bashkimi Evropian është duke i bërë Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian, e të cilat në thelb ndërlidhen me refuzimet që ka Bullgaria ndaj identitetit, kulturës, historisë dhe gjuhës maqedonase, përcjell Zhurnal.mk.

Ajo në një forum të mbajtuar në Antalia të Turqisë, tha se një kushtëzim i këtillë është në kundërshtim me traktakin e Lisbonës i cili definon rregullat funskionimit të BE-së e të cilat përfshijnë edhe rregullat dhe reformat që duhet të plotësojnë vendet e interesuara për anëtarësim në BE.

“… ajo theksoi se është në kundërshtim me parimet dhe parimet themelore evropiane të përfshira në dokumentet kushtetuese të BE-së, që të kushtëzohet anëtarësimi me negociata mbi çështjet e identitetit, kulturës, historisë dhe gjuhës,” thotë zyra e kryetares në një komunikatë për shtyp.

Bulgaria refuzon që të njohë gjuhën maqedonase, gjë që tashmë po shkakton frikën e partisë më të madhe maqedonase, VMRO-DPMNE, të udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski, se përpos kushtëzimit për futjen e bashkësisë bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Bulgaria më pastaj do të mund të ketë kërkesa dhe kushtëzime të tjera që pikërisht mund të bëjnë me identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

Ndërkohë, në kundër-përgjigje ndaj kushtëzimit të parë për bashkësinë bullgare të imponuar nga bullgaria e pajtuar nga krejt 26 vendet e tjera të BE-së, Mickoski dhe VMRO-DPMNE i kanë bërë publike para-kushtet e tyre ndaj Bullgarisë dhe vet Bashkimit Evropian para se të nisin ndryshimet kushtetuese për bashkësinë bullgare.

Mickoski disa herë e ka thënë publikisht qëndrimin e tij se nuk do të ketë përmbushje të kërkesës së Bullgarisë dhe BE-së për ndryshimin e Kushtetutës, për sa kohë që Bullgaria nuk i plotëson kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti për sa kohë që Bullgaria dhe vetë BE-ja nuk japin garanci zyrtare se Sofja dhe BE-ja nuk do të kenë kërkesa dhe kushte shtesë për çështje që lidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën gjuhë Bullgaria refuzon ta njohë si të tillë por e trajton si një derivat të gjuhës bullgare.

Në rrethana të këtilla kushtëzimesh nga të dy palët, procesi i anëtarësimit të vendit në BE është bllokuar krejtësisht dhe nuk po lëviz fare tash e katër vite, pikërisht sepse Bullgaria po e përdorë fuqinë e vetos së saj në vendim-marrje në Këshillin e Ministrave të bllokut evropian, njësoj siç e pat përdorur edhe Greqia kur e detyroi qeverinë e mëparshme për të ndërruar emrin kushtetutes si kush për anëtarësim në NATO.
Mirëpo tash kushtëzimi nga Bulgaria e BE i vendosur qé nga Korriku i vitit 2022 nuk po zbatohet në kuvendin e Maqedonisë, sepse VMRO-DPMNE e ka shumicën e ulëseve e ku duhen dy të tretat nga 120 deputetë për të ndryshuar kushtetutën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër