Kurti: Propozova që zëvendësi im të jetë Abdixhiku, u refuzua

Nga D. V.
143 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në takim ka propozuar që Abdixhiku të jetë zëvendësi i tij.

“Zëvendës i imi kam propozuar të jetë pikërisht Lumir Abdixhiku”, ka thënë ai.

“Unë edhe më tutje besoj se zgjedhjet nuk janë të nevojshme, dhe nuk është dashur të refuzohet oferta jonë për bashkëqeverisje”, ka thënë Kurti.

“Nëse nuk ndryshon diçka në ditët e mbetura mua më mbetet të konstatoj se ka më shumë dëshirë, vullnet, për zgjedhje të reja”, ka shtuar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër