“Fansat kërkojnë anulimin e ‘Euphoria’ pas skenave të reja të Cassie-t” – kritika të forta për sezonin e tretë dhe rolin e Sydney Sweeney

Nga D. V.
94 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sezoni i tretë i serialit të njohur “Euphoria” ka rikthyer vëmendjen e publikut pas katër vitesh pauzë, por jo pa polemika të shumta nga fansat dhe kritikët.

Shumë shikues kanë reaguar ashpër në rrjete sociale, duke kërkuar madje anulimin e serialit pas skenave të fundit që përfshijnë personazhin Cassie Howard, të luajtur nga Sydney Sweeney.

Seriali vazhdon historinë e personazheve pas një kërcimi kohor pesëvjeçar, duke i ndjekur ata në jetën e tyre si të rritur, shkruan DailyMail.

Megjithatë, episodet e reja janë kritikuar për përmbajtje që disa shikues e kanë cilësuar si shqetësuese dhe misogjine, duke akuzuar krijuesin Sam Levinson se po mbështetet më shumë te elementet tronditëse sesa te historia.

Reagimet u shtuan veçanërisht pas episodit të fundit, ku fansat u shprehën të tronditur nga zhvillimi i personazhit të Cassie-t.

Në rrjete sociale, shumë përdorues shkruan komente kritike, ku njëri prej tyre tha: “Dikush ta shpëtojë Sydney Sweeney-n”, ndërsa një tjetër shtoi: “Të lutem Zot, nuk mund ta shoh vazhdimisht Cassie-n të degradojë veten në mënyrat më të turpshme të imagjinueshme”.

Kritikat nuk kanë ardhur vetëm nga fansat. Ish-prezantuesja e Fox News, Megyn Kelly, kritikoi hapur trailerin e sezonit, duke thënë: “E vërteta është – kjo po e seksualizon foshnjërinë. Ja çfarë është kjo”, ndërsa e cilësoi krijuesin e serialit si “të sëmurë”.

Nga ana tjetër, aktorja Sydney Sweeney ka mbrojtur rolin e saj, duke thënë në një intervistë: “Dua të them, Cassie është një personazh i çmendur. Ajo do të bëjë gjithçka dhe me çdo kusht për të qenë e famshme këtë sezon, dhe ajo bën shumë zgjedhje shumë të egra dhe interesante”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër