Rriten fitimet nga qiratë, arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

Nga Xh M
100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 prill Zhurnal.mk – Lënia me qira e një prone po bëhet e ardhur fitimprurëse në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se arkëtimet e tatimit mbi të ardhurat nga qiratë arritën në 60 milionë euro në vitin 2025 nga 55 milionë në 2024 me rritje 8.5%.

Ky tatim përkon me të ardhura që kapin vlerën e 400 mln eurove dhe me rritje rreth 8% gjatë një viti.

Këto zhvillime flasin për zgjerimin të numrit të kontratave të deklaruara, si dhe një reflektim e rritjes së çmimeve të qirave në tregun vendas apo rritjes së vlerës së referencave.

Tatimet aplikojnë çmimet e referencës për metër katror për tatimin mbi qiranë. Duke qenë se çmimet e apartamenteve sidomos në Tiranë dhe bregdet janë rritur ndjeshëm, shumë individë e kanë të pamundur blerjen dhe i drejtohen qirasë, duke rritur kërkesën dhe rrjedhimisht çmimet.

Një pjesë e madhe e stokut të banesave ka kaluar nga qira afatgjatë në qira afatshkurtër për turistët.

Të dhënat nga platformat e qirave ditore, tregojnë se në vitin 2025, jepeshin me qira 26 300 apartamente, nga 21 mijë në vitin parardhës. Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër