Lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, Balla propozon një minutë heshtje në Kuvend: Ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje në nder të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta.

Balla e cilësoi akademikun si një njeri që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Është shumë jetike në kuptimin e respektit për një nivel kaq të madh të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e pa zëvendësueshëm të këtij akademiku, që në një moment të caktuar, gjatë ditës së sotme ka kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Në vlerësim të kontributit që ky personalitet mban, besoj është një dinjitetin e Kuvendit që të mbajmë një minutë heshtje. I pa harruar kujtimi i akademikut Rexhep Qosja”, tha ndër të tjera kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rexhep Qosja është varrosur sot në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh, duke respektuar amanetin e tij. Në një njoftim zyrtar familja ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër