Radiotelevizioni i Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri

Nga D. V.
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – Zoran Ristovski – Gjuza është emëruar drejtori i ri i servisit publik. Këshilli Programor i Radio Televizioni i Maqedonisë sot i dha besimin Ristovskit që në tre vitet e ardhshme të drejtojë këtë institucion mediatik.

Ristovski, për të cilin prej kohësh në opinion qarkullonin spekulime se do të zgjidhej, në këtë funksion do ta pasojë Marjan Cvetkovski, i cili ishte në krye të servisit publik radiodifuziv për rreth 14 vite, që nga zgjedhja e tij në vitin 2012.

Në seancë, për Ristovskin kanë votuar 12 nga gjithsej 13 anëtarë të Këshillit Programor, ndërsa vetëm një nuk i ka dhënë mbështetje. Në garë, si kandidatë të paraqitur në konkurs, kanë qenë gjithsej shtatë persona: Toni Glamçevski, Iskra Rebac, Pero Popov, Zoran Bogatinov, Sotir Sotirovski dhe Igor Sebishki.

Zgjedhja e Ristovskit nuk konsiderohet surprizë, pasi emri i tij në disa raste ishte përmendur si kandidati më serioz për ta zëvendësuar Cvetkovskin në postin e drejtorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër