Peleshi përjashtoi Boçin, opozita braktis sallën: Do të largohemi në shenjë solidariteti

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill Zhurnal.mk – Opozita ka braktisur sallën e Kuvendit, pas vendimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi për të përjashtuar deputetin e PD, Luçiano Boçin.

Këlliçi: Do të largohemi në shenjë solidariteti nëse nuk merr fjalën deputeti Boçi. Është e paimagjinueshme. Nëse ju nuk gjeni mënyrën për të rikthyer normalitetin, për t’i dhënë të drejtën e replikës, kemi vendosur të largohemi në shenjë solidariteti.

Peleshi: Z. Këlliçi, kemi 10 orë që diskutojmë këtu. Është marrë fjala në dy orët e para për procedurë. Është folur, të gjitha temat janë trajtuar. Më besoni, z. Boçi nuk e kërkoi fjalën për replikë, zuri foltoren dhe nuk tha se ishte për replikë, filloi me gjuhën e vet jo parlamentare dhe jo korrekte, prandaj u mor masa. Masa nuk u dha në gjaknxehtësi. Mos u solidarizoni me shkeljen e rregullores, por të vazhdojmë seancën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër