Muhaxhiri: LDK-ja si nxënës i urtë në lojën e Kurtit

Nga Xh M
369 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill Zhurnal.mk – Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 tha se opozita nuk do të duhej t’i shkonte në takim kryeministrit Albin Kurti për çështjen e presidentit.

Kjo pasi, sipas Muhaxhirit, Vetëvendosje po manipulon me deklaratat që thuhen brenda takimeve.

Ai shtoi se me shkuarjen në takim opozita po i jep mundësi partisë në pushtet që të tallen me ta.
Sipas Muhaxhirit, PDK e ka kuptuar këtë dhe nuk po i shkon në takim, por siç u shpreh ai, jo edhe LDK-ja.

“LDK-ja si ai nxënësi i urtë që ulet në fund të bankës dhe kur thotë mësuesi e ka vullnetar ai i çon gishtat thotë jam vullnetar, e kur po thotë Albini a po e merr fajin dikush me mu LDK-ja i thotë unë jam”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër