Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

Nga Xh M
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill Zhurnal.mk – Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit.

Më herët, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës mbi projektligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, duke theksuar se është miratimi nga Komisioni Evropian.

Kumbaro citoi përgjigjen nga Komisioni Evropian, i cili ka dhënë dakordësinë për këtë projektligj.

Ministrja Kumbaro u shpreh se miratimi i këtij ligji përmbyll detyrimet për Kapitullin 26, dedikuar arsimit, që do të thotë se do të jetë kapitulli i parë që do të përmbyllet në raport me negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër