Jetten bisedë telefonike me Ramën: Shqipëria, partner strategjik kyç në rajon për Holandën dhe BE-në

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri i Holandës, Rob Jetten ka zhvilluar një bisedë telefonike Kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social “X”, Jetten ka bërë të ditur detaje nga bashkëbisedimi me Ramën duke e cilësuar Shqipërinë si një partner strategjik kyç në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për Holandën, por për Bashkimin Evropian.

“Lidhjet tona ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë janë tashmë të forta. Diskutuam për mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, p.sh. në infrastrukturë dhe turizëm”, thekson kryeministri holandez.

Gjithashtu, të dy liderët kanë folur edhe për agjendën evropiane të Shqipërisë.

“Folëm gjithashtu se si Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret për procesin e pranimit në BE. Pres me padurim të takohem me Kryeministrin Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në qershor”, shprehet kryeministri Jetten.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër