Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terrorist në Banjskë

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Deputetët serbë kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës, pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu mirëpriti dënimet për sulmin terrorist në Banjskë, dhe vendimi u duartrokit nga të gjithë deputetët.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër