Aeroporti Imam Khomeini i Iranit rifillon disa fluturime ndërkombëtare

Nga Xh M
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tehran, 25 prill Zhurnal.mk – Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran ka rifilluar disa fluturime ndërkombëtare mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi shtetëror IRIB, fluturimet e para që u nisën nga Teherani u drejtuan për në Stamboll, Muskat dhe Medinë.

Rifillimi i fluturimeve erdhi pasi drejtori ekzekutiv i “Imam Khomeini Airport City”, Ramin Kashef Azar, dje tha se fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve do të rifillojnë.

Trafiku ajror ishte ndërprerë në masë të madhe pas shpërthimit të luftës më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani.

Lufta është pezulluar që nga 8 prilli në kuadër të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Pakistani.

Washingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime në Pakistan dy javë më parë, ndërsa po bëhen përpjekje për të organizuar një raund të ri negociatash.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad, ndërsa të dërguarit amerikanë Steve witkoff dhe Jared Kushner gjithashtu janë rrugës drejt kryeqytetit pakistanez. Megjithatë, gjasat për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve të drejtpërdrejta mbeten të pakta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër