Alarm për bombë në një avion pasagjerësh/ Fluturimi Dublin Romë devijohet drejt një baze ushtarake në Francë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një valë kërcënimesh me bombë ka vënë në alarm disa aeroporte në Evropë këtë të enjte, duke shkaktuar devijimin e disa fluturimeve dhe aktivizimin e masave të sigurisë. Në disa raste, avionët janë shoqëruar edhe nga mjete ushtarake deri në uljen e sigurt.

Një nga incidentet u regjistrua në një fluturim të kompanisë Aer Lingus, nga Dublini drejt Romës. Pas një kërcënimi të dyshuar me bombë, avioni u devijua drejt qytetit Évreux në Francë, ku u ul i sigurt nën shoqërimin e avionëve ushtarakë francezë.

Në bord ndodheshin 151 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan. Ndërkohë, ekipet e specializuara kryen kontrollet për praninë e mundshme të lëndëve shpërthyese.

Kërcënime të ngjashme u raportuan edhe ndaj disa fluturimeve të tjera me destinacion Romën, si dhe ndaj një avioni të nisur nga Milano. Një tjetër fluturim nga Helsinki drejt kryeqytetit italian u ul pa probleme, nën shoqërimin e avionëve luftarakë italianë.

Ndërkohë, kompania finlandeze Finnair konfirmoi një kërcënim me bombë ndaj një fluturimi nga Helsinki drejt Vjenës.

Edhe Në Republikën Çeke, policia raportoi kërcënime ndaj katër fluturimeve me destinacion Pragën, duke aktivizuar procedurat përkatëse të sigurisë.

Kjo valë alarmesh vjen vetëm dy ditë pas një serie tjetër kërcënimesh, që prekën rreth 10 fluturime në Evropë, duke shkaktuar edhe mbylljen e përkohshme të një aeroporti në Varshavë dhe ngritjen në ajër të avionëve ushtarakë në Itali.

artikuj të ndërlidhura