Zgjedhjet në PD, zgjidhen kryetarët e rinj në degët e Përmetit dhe Tepelenës

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill Zhurnal.mk – Zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të PD në Përmet dhe Tepelenë.

Në një postim në rrjetin social facebook, drejtuesi politik i PD qarku Gjirokastër, Tritan Shehu, shkruan se në Përmet është rizgjedhur kryetar i degës Arson Lipe, i cili garoi me Roland Bonjo.

Ndërsa në Tepelenë, kryetar i degës është rizgjedhur Malo Sadikaj, në një garë me Sevo Mici dhe Laviola Guma.

Shehu ka uruar fituesit dhe pjesëmarrësit në proces, duke theksuar se gara ka qenë dinjitoze dhe se pritet të forcojë strukturat lokale të partisë.

Ai ka shprehur gjithashtu urime për anëtarësinë e PD në këto degë, duke i inkurajuar për përballjet e ardhshme politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër