Tiranë, 12 tetor Zhurnal.mk – Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike, Silvana Xhaferri Hoxha e ftuar në studion e “News24”, analizoi miratimin e Reformës Territoriale, e cila u votua me 85 vota pro.
Ajo tha se qeveria nuk dha një shpjegim bindës për miratimin e Territoriales.
“Duhet thënë që puna e opozitës është të përçojë zërin e opozitës së vendit dhe sa e bën, kjo duhet parë në disa këndvështrime. Por në rastin konkret Reforma Territoriale u kundërshtua nga vetë banorët. Dhe qeveria nuk arriti të japë një shpjegim bindës. Këto zona janë të fituara nga PS, do të thotë që kemi një problem të madh, opozita u mundua të fitonte kredenciale, a bëri sa më shumë? Nuk matet me sa bërtet në momentin e fundit. Në lidhje me opozitën, problemi kryesor qëndron te mënyra se si përzgjidhen deputetët. Nëse kemi deputetë qëfta nga pozita apo opozita, e kanë marrë atë vend duke mos u votuar, do të thotë që nuk ka dëshirë të përballet me popullin dhe të njohë problematikën dhe ndoshta përzgjedhja që ka bërë qeveria nuk e ka bërë në bazë të aftësisë.
Gjatë intervistës, komentoi edhe qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe, për të cilin tha se tregoi që nuk kishte parime.
“Realiteti jonë ka arritur në ato nivele sa asgjë nuk e shokon më popullin. Është e tmerrshme, nuk mundet të abuzosh me votën që të kanë dhënë njerëzit, pavarësisht se si e ke marrë atë votë duke e pranuar në publik se ishte një vizatim. Këta deputetë nuk janë aty për shkak të meritës dhe Braçe ka treguar realitetin për të gjithë deputetët aty.
“Për mua përderisa sa i bindesh partisë 100 % do të thotë që nuk ke parime. Një sërë deputetësh të PS janë të dyzuar midis asaj se çfarë është e ardhmja e tyre por edhe nuk heqin dorë nga e tashmja dhe shpresojnë se ndoshta nuk shkërmoqen. Do të ishte më mirë të rrinte urtë si gjithë të tjerët. Fakti që votojnë për atë që thotë kryeministri do të thotë se nuk kanë parime. Dhe kur një parti bën presion do të thotë se ka rryma të forta brenda që janë të rrezikshme…Aty brenda po fillojnë kristalizimet e grupeve të ndryshme”, tha ajo.
