Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo.
Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të bakshisheve për të gjitha vendet europiane.
Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.
Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohen. Ato janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).
Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish. (mesatarja është 10% e faturës)
Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.
Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.
