Moti në Shqipëri, diell dhe reshje të dobëta shiu

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 prill, Zhurnal.mk – Shqipëria të martën do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.

Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër