Tiranë, 30 prill, Zhurnal.mk – Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zhvilloi sot një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve dhe shefat e sektorëve.
Mediet raportojnë se gjatë takimit që zgjati rreth 1 orë, u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat përkatëse nga Hita.
Mësohet se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe me evidentimin e personave të përfshirë në grupe kriminale.
Një tjetër porosi, sipas medieve, lidhet me armëmbajtjen pa leje, si edhe me shtimin e kontrolleve, veçanërisht në institucionet arsimore dhe më gjerë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
