Editorial / Po zgjerohet lista e të akuzuarave nga BDI 

Nga B.M
24 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill, Zhurnal.mk – Gradualisht janë duke u arrestuar dhe janë ngritur padi të ndryshme për një sërë funksionarësh nga pushteti i kaluar. 

Fillimisht ish-zv. Kryeministri i parë, Artan Grubi, u kthye me pranga në Maqedoninë e Veriut, ndërsa akuza së fundmi janë ngritur edhe ndaj Blerim Bexhetit, ish kryetar i Sarajit, Fatmir Deharit ish kryetar i Kërçovës dhe shumë figurave tjera të njohura nga BDI-ja, shkruan “Zhurnal.mk”. 

Arrestohet ish-kreu i FFM-së

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muhamet Sejdini, i afërt me BDI-në, nën dyshimin për abuzim të rëndë financiar është privuar nga liria. Prokuroria ka pohuar se ai është arrestuar për shkak të veprimeve që tregojnë dyshime për vepra penale – përvetësim dhe keqpërdorim, shkruan “Zhurnal.mk”. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshimet janë se ai ka përvetësuar afër 700,000 eurove, që lidhet me një pagesë paraprake për ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. 

Pagesa, siç është njoftuar më parë nga FFM, është bërë pa një vendim të përshtatshëm të Bordit të Drejtorëve, pa një garanci bankare dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara. Sipas të dhënave në dispozicion, kryetari i atëhershëm i ka miratuar në mënyrë arbitrare një pagesë paraprake për një kontraktor, megjithëse kontrata fillimisht nuk parashikonte një kusht të tillë. Si rezultat, siç u tha nga Federata, anëtarët e Bordit të Drejtorëve u mashtruan dhe u shkaktua dëm i konsiderueshëm financiar.

Ish-funkcionarët e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim ankohet për presion të qëllimshëm politik ndaj anétaréve té saj pas kallëzimeve të vazhdueshme penale, kryesisht ndaj dy ish-kryetarëve të komunave Kërçovë dhe Saraj, Fatmir Dehari dhe Blerim Bexheti. 

Kallëzime penale kundër Blerim Bexhetit dhe Fatmir Deharit janë bërë në akuzat për shpërdorime të detyrës si kryetarë komunash.

Kundër Bexhetit në nëntor të vitit të kaluar Prokuroria hapi lëndë për keqpërdorime në dhënien e lejes, raportit teknik të rrejshëm dhe mbikëqyrjes së rrejshme për një kompani nga Gllumova në vlerë prej 1,8 milion euro. Ditë më parë edhe MPB ngriti kallëzim penal me akuzé se Bexheti i kishte mundësuar një kompanie nga fshati Krushopek të fitojë në mënyrë të paligjshme 700 mijë euro. Bexheti i ka mohuar akuzat.

Ndërkaq, për ish kryetarin e Kërçovës, Fatmir Deharin, janë ngritur madje 6 kallëzime penale por deri tani nuk është ngritur ende ndonjë akuzë nga prokuroria. I njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për rrezikim të mjedisit jetësor dhe punë të pandërgjegjshme në shërbim e dëmtimi i buxhetit shënon miliona euro.

Disa kallëzime penale dhe procese gjyqësore janë duke u udhëhequr edhe ndaj ish kryetarit të Strugës, Ramiz Merko. 

Kryesisht për shpërdorim të detyrës zyrtare, është në procedurë ligjore edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbi tragjedinë në Koçan. 

Artan Grubi, ish zëvendëskryeministri i parë është në paraburgim shtëpiak dhe ai akuzohet nga prokuroria keqpérdorje detyre dhe mashtrim në lidhje me lotarinë shtetërore.

Né dhjetor 2024 Grubi ishte sanksionuar nga qeveria amerikane e Joe Bidenit 2024 për përfshirje të dyshuar në “korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfete” për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, ish-drejtorit të Administratës për Siguri dhe Kundërzbulim (UBK) të Maqedonisë së Veriut.

Nën hetime është edhe ish zëvendëskryeministri Festim Halili. Ai dyshohet për shpërdorim me detyrën zyrtare, si drejtori komercial i EMV-së; Ardian Muça, ish-drejtori i NP Parqe dhe Gjelbërim për shpërdorim me detyrën zyrtare, Sabaudin Rustemi për shpërdorim me detyrën zyrtare, ish sekretari shtetëror, Jahi Jahiu për shpërdorim të fondeve ndërkombëtare, i akuzuar dhe ndjekur penalisht nga Prokuroria Italiane.

Ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami akuzohet për mashtrim dhe shpërdorim me detyrën zyrtare dhe është në arrati. Ai kërkohet me fletarrest ndërkokmbëtar, ndërsa edhe ish deputeti Ejup Alimi akuzohet për manipulime me procesin zgjedhor, bashkë me të edhe Ismet Guri, i cili është në burg. 

Ish ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani akuzohet për shpërdorimin e IPA fondeve në Ministri të Ekologjisë dhe Nefi Useini, krzetar i Degës së BDI-së në Ohër dhe këshilltarë komunal në Ohër, për dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Merko ankohet pse nuk e mrbojti BDI-ja siç po e mbrohet Artan Grubi

Ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i BDI-së, ka akuzuar partinë e tij amë se ka aplikuar standarde të dyfishta ndaj tij, për shkak se nuk e ka mbrojtur përballë akuzave penale, ashtu siç BDI po i mbroné tani ish-kryetarët e komunave të Sarajit dhe Kërçovës, Blerim Bexhetin dhe Fatmir Dehari. 

Në një postim në Facebook, Merko tha se kishte ndjekur nga afër deklaratat e BDI-së për presionin politik ndaj Bexhetit dhe Deharit dhe se ishte dakord me kërkesën e partisë për drejtësi politike jo-selektive dhe të barabartë. Pyetja që lind natyrshëm, shtoi ai, është pse këto parime nuk vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë.

Merko kritikon veçanërisht BDI-në për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë si ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, ndaj të cilit, siç thotë ai, pavarësisht akuzave serioze për korrupsion, reagimet e partisë kanë qenë të kujdesshme, të përmbajtura dhe madje mbrojtëse.

Të gjithë këta emra të lartëpërmendur, dikur kishin autoritet të pakontestueshëm. Sot janë ata janë me akuza të korrupsionit apo/edhe keqpérdorim detyre, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër