Manchester United ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 në “Old Trafford” ndaj rivalit të përhershëm Liverpoolit, në kuadër të javës së 35-të të Ligës Premier, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe emocione deri në fund.
Kjo fitore nuk ka rëndësi vetëm për garën në tabelë, por edhe për historinë personale të trajnerit Michael Carrick.
Me këtë sukses, ai bëhet trajneri i parë anglez që arrin të fitojë të paktën 8 nga 9 ndeshjet e para në shtëpi në Ligën Premier, një statistikë që nënvizon ndikimin e tij të menjëhershëm në drejtimin e skuadrës.
Në nivel të përgjithshëm, Carrick hyn në një grup të ngushtë trajnerësh elitarë, duke u bërë vetëm i gjashti që arrin këtë shifër mbresëlënëse në ndeshjet e para si vendas.
I fundit që kishte realizuar një ecuri të tillë ishte Antonio Conte gjatë sezonit 2016/17, kur ai udhëhoqi skuadrën e tij drejt titullit kampion.
Përveç rekordit personal, kjo fitore forcon ndjeshëm pozitat e Manchester United në renditje.
“Djajtë e Kuq” tashmë mbajnë vendin e tretë me 64 pikë, duke siguruar matematikisht një vend në edicionin e ardhshëm të Ligën e Kampionëve.
Forma e mirë në ndeshjet si vendas dhe stabiliteti i treguar në fazën përfundimtare të sezonit po e konfirmojnë Manchester United si një nga skuadrat më konkurruese të këtij edicioni, ndërsa puna e Carrick po vlerësohet gjithnjë e më shumë si një nga faktorët kyç të këtij suksesi.

