Mbrojtësi i Newcastle United, Amar Dedic u ndalua nga policia pasi u pa duke mbajtur një hark dhe shigjeta në Northumberland.
Lojtari i kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës ishte me një mik kur u ndalua. Raportet thonë se gjashtë makina policie, përfshirë policë të armatosur e ndaluan atë rreth shtatë milje larg vendit ku u panë fillimisht.
Policia kontrolloi makinën dhe sekuestroi harkun dhe shigjetat, por ishte e bindur se dy burrat nuk përbënin kërcënim për publikun.
Raportohet se portieri i Newcastle , Mark Gillespie, 34 vjeç, dhe ish-mbrojtësi Paul Dummett, 35 vjeç, mbërritën në vendngjarje ndërsa policia po fliste me Dedicin.
Dyshja ndodhej rastësisht në zonë dhe u ndal për të ofruar ndihmë.
Incidenti ndodhi të mërkurën, dy ditë pasi Dedic kishte luajtur në humbjen 1-0 të Newcastle në shtëpi nga Everton. Newcastle , i cili është i 13-ti në tabelën e Premier League me 11 pikë nga nëntë ndeshje, nuk ka komentuar. Policia e Northumbrias ka lëshuar një deklaratë dhe tha se hetimet janë duke vazhduar.
