8-vjeçari i lënduar në aksidentin në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Nga D. V.
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj, Zhurnal.mk – Një lajm i mirë vjen pas tronditjes që përjetoi qyteti i Durrësit një ditë më parë, ku sipas burimeve nga bluzat e bardha, 8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.

Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes./euronews/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër