Uzuni vazhdon shkëlqimin në MLS, tjetër gol në fitoren e Austin

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Myrto Uzuni po vazhdon formën e tij të shkëlqyer në MLS, duke qenë sërish vendimtar për skuadrën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë radhazi, këtë herë në fitoren e Austin ndaj St. Louis City.

Në minutën e 81-të, Uzuni vulosi triumfin e ekipit të tij pas një kundërsulmi të shpejtë që nisi nga portieri.

30-vjeçari depërtoi në zonë dhe goditi saktë me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.

– YouTube  www.youtube.com

Me këtë fitore, Austin ngjitet në vendin e 11-të me 13 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

Për Uzunin, ky ishte goli i katërt në këtë sezon në MLS, ndërsa ka edhe një asistim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër