Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian: Me rëndësi të ecet përpara për bashkimin e Evropës

Nga D. V.
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.

Në mbërritje, Kryeministri Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Rama theksoi se “samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta”.

“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane”, u shpreh Rama.

I pyetur se çfarë mund t’iu ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen, Rama tha se “nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

“Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u mikpritën nga Kryeministri i Republikës së Armenisë, Nikol Pashinyan.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër