Bayerni zbulon fanellat e reja, do të debutojnë me to ndaj PSG-së

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjiganti gjerman Bayern Munich ka prezntuar zyrtarisht fanellën e re për shtëpi të prodhuar nga Adidas.

Shfaqja e fanellës së re, me të cilën Bayerni do të luajë ndeshjet në shtëpi, i gëzoi tifozët e klubit bavarez dhe do të debutojë shumë shpejt.

Konkretisht, Bayern konfirmoi se do të luajë me këtë fanellë në ndeshjen e radhës kundër Paris Saint Germain në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit të kësaj faze të garës, e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Allianz Arena.

Fanella e re e Bayernit është tashmë e disponueshme në dyqanin e tifozëve të Bayernit.

Fanella e re për sezonin 2026/27 është vetëm një vazhdim i bashkëpunimit dhjetëra vjeçar midis Adidas dhe Bayern, i cili ka filluar që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Është një nga partneritetet më të gjata dhe më të qëndrueshme në botën e sportit.

Përveç kësaj, Adidas nuk është vetëm sponsor, por edhe pronar i pjesshëm i klubit (duke mbajtur rreth 8.33 përqind të aksioneve), gjë që e forcon më tej këtë marrëdhënie afatgjatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër