Xhudisti kosovar Milot Gashi mposht serbin, fiton medaljen e bronztë në Selanik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po zhvillohet në Selanik të Greqisë. Gashi siguroi vendin në podium pas një paraqitjeje të mirë në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku kulmi ishte fitorja ndaj kundërshtarit serb në duelin për medalje.

Në tri përballjet e para, sportisti kosovar arriti tri fitore radhazi. Fillimisht, ai mposhti me Ippon garuesin grek Nikolaos Tosounidis, për të vijuar me fitoren ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto. Në ndeshjen e tretë, Gashi triumfoi sërish me Ippon, këtë herë ndaj Ariel Yehuda Cohenit.

Në çerekfinale, ai u mposht nga moldavi Vladislav Moga dhe vijoi garën nëpërmjet repasazhit. Në këtë fazë, Gashi fitoi me Ippon ndaj grekut Anastasios Kiourtzidis, duke siguruar një vend në përballjen për medaljen e bronztë.

Në duelin vendimtar, Milot Gashi mposhti xhudistin serb Luka Dangubiç me Yuko, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë.

Në këtë garë, xhudisti kosovar u udhëhoq nga trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi.

artikuj të ndërlidhura