Kërkoi lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO rrëzon Metën

Nga D. V.
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi sot kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për lirimin nga burgu kundrejt garancisë pasurore.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Saida Dollani. Meta përmes mbrojtësit të tij ligjor Kujtim Cakrani kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në ankimin e paraqitur, ai kërkonte zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, duke propozuar alternativa si arrest shtëpie, garanci pasurore, detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ose ndalim të daljes jashtë shtetit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimit të Metës, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër