Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Diplomatja nga ambasada Amerikane, Nicole Varnes, u takua tha se sot në takim me Ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, kanë diskutuar avancimin e bashkëpunimit midis të dy vendece në sektorin e energjisë, i cili është pjesë e Dialogut Strategjik dypalësh, shkruan Zhurnal.mk.
“Memorandumi i Mirëkuptimit për Energjinë, i nënshkruar gjatë Dialogut Strategjik, shënon një moment të rëndësishëm në partneritetin tonë. Tani jemi të përqendruar në shndërrimin e angazhimeve në veprime konkrete – duke eksploruar mundësitë në infrastrukturën e gazit, zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe projektet e mëdha të energjisë që do të përfitojnë sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut,” tha ambasada amerikane përmes Facebook.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur diversifikimin e energjisë dhe lidhjen rajonale të Maqedonisë së Veriut. Ne presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm me kompanitë amerikane që sjellin teknologji dhe ekspertizë të përparuar për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme,” tha ajo.
Takimi ndodhë pasi që muajin e kaluar qeveria amerikane ndau 5 milion dollarë për minierat me xehen Antimon në Maqedoni të Veriut. Javën e kaluar kuvendi ka bërë ndryshime në ligjin për miniera duke përshpejtuar dhe thjeshtësuar procedurat për dhënien e licencave për hulumtimi e nxjerrjen e xeheve.
Antimony është xehe nëntokësore që përdoret për t’I bërë metalet të tjera më të forta, shkruan Zhurnal.mk.
Hulumtimet e deritashme thonë se Antimon ka në tre vende në Maqedoni të Veriut: në afërsi të Kriva Palanka (Projekti Krstov Dol); në fshatin Lojan të komunës së Likovës si dhe në bjeshkët e Kozhuf (miniera Alshar) në komunën e Kavadarcit.
Partia opozitare maqedonase, LSDM, ka bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi me qytetarët e komunës së Krivopalankës për shkak të planeve të qeverisë për të hapur një minierë për xehen Antimon në fshatin Luke.
Pjesë e dialogut është e importi i LNG-së amerikane nga porti grek Aleksandropolis, përmes tubacionit në ndërtim e sipër që ndërlidhë të dy vendet, e me të cilin synohet të ndërtohen deri në 3 termocentrale me djegie-gazi për prodhim të rrymës elektrike.
Më herët gjatë ditës Varnes u takua me Ministrin e Brendshëm Panche Toshkovski për të diskutuar “zgjerimin e partneritetit” midis të dy vendeve në zbatimin e ligjit pas takimit të muajit të kaluar në Washington për Dialogun Strategjik.
“Angazhimi i fundit i Ministrit Toshkovski me homologët amerikanë – përfshirë Departamentin e Shtetit, FBI-në dhe agjenci të tjera kyçe – ka hapur rrugë të reja për bashkëpunim në sigurinë kufitare, ndarjen e informacionit dhe profesionalizimin e policisë.
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me kërcënimet transnacionale, duke rritur sigurinë për të dy vendet tona,” tha ambasada në një komukatë. /Zhurnal.mk
