Mickoski: Gati e arritëm objektivin prej 1 milion turistësh që në gusht

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me të dhënat e publikuara për rritjen e turizmit nga Enti Shtetëror i Statistikës, deklaroi:

„Po, Enti Shtetëror i Statistikës publikoi të dhëna për gushtin dhe për tetë muajt e parë. Ajo që përbënte prioritetin tonë për këtë vit 2026 në pjesën e turizmit, ne pothuajse e kemi arritur deri në muajin gusht, pra të kemi 1 milion turistë dhe të kemi afër 3 milion netë qëndrimi.

Deri në muajin gusht, ne kemi afër 1 milion turistë, diku rreth nëntëqind e tetëdhjetë e ca mijë dhe përafërsisht 2 milion e shtatëqind e dy-tridhjetë mijë netë qëndrimi. Që do të thotë se para kohe do ta arrijmë objektivin që na ishte caktuar në fillim të vitit, të cilin vetë e kishim vendosur. Por ajo që më gëzon më shumë është vërtet bumi i madh që ndodhi në muajt e verës korrik-gusht dhe që vazhdoi edhe muajt më pas. Të themi, në gusht numri i turistëve nga jashtë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është më i madh për 11,1%, ndërsa numri i netëve të qëndrimit është për më shumë se 20% më i madh, gjë që përfaqëson diçka që na befasoi këndshëm të gjithëve. Por edhe një konfirmim i përpjekjeve të Qeverisë për të promovuar potencialet turistike të vendit dhe në atë mënyrë të tërheqim turistë. Këtu është edhe marrëveshja që e nënshkruajmë me agjencitë turistike që sjellin turistë dhe këtu nuk duhet harruar fakti se ardhjet dhe udhëtarët që udhëtojnë jashtë vendit në aeroportet tona janë rritur për 30%, krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar.“

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër