Frçkoski: Mickoski shtyn kuadro të reja partiake për Këshillin Gjyqësor për kontroll të plotë mbi gjyqësorin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – LSDM përmes konferencës për shtyp të anëtarit të Bordit Ekzekutiv, Jon Frçkoski, drejtoi akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe partisë në pushtet për përpjekje për partizim të plotë të sistemit gjyqësor përmes propozimeve për anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor.

„Mickoski e shtyn planin e tij të zgjedhë gjyqtarë të rinj nga fletorja. Këtë e bën tashmë dy vite, dëshiron kontroll të plotë mbi gjyqësorin. Banda kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin, dhe këtë në gjyqësor dhe prokurori të kontrolluar“, deklaroi Frçkoski.

Ai i theksoi kandidaturat e Emilia Aleksovska dhe Xhoko Dikov, duke pretenduar se bëhet fjalë për propozime partiake.

„Kandidatja Emilia Aleksovska e cila ka marrë më shumë pikë nga VMRO. E njohur për lavdërimet publike për Mickoskin në rrjetet sociale. ‘Maqedonia me ju është gjallë, përsëri e jona dhe krenare’, kështu e ka lavdëruar Aleksovska Mickoskin. Në zgjedhjen e kuadrove të vet në gjyqësor Mickoski, dukshëm, më shumë pikë sjellin lavdërimet publike për të në rrjetet sociale. Çfarë kriteri. Kandidati i dytë, Xhoko Dikov gjithashtu lidhet me VMRO. Por skandali këtu është më i madh sepse ka pasur edhe kallëzim penal“, theksoi Frçkoski, duke shtuar se Dikov ka përfaqësuar kryetarin e komunës Novo Sello kundër aktivistëve ekologjikë.

Në fjalimin e tij ai u referua edhe te zgjidhjet e mëparshme kadrovike.

„Danka Ristova, bashkëshortja e Aco Ristovit, ish-kryetar i Radovishit nga VMRO, tashmë ishte zgjedhur anëtare e Këshillit Gjyqësor. Pastaj, bashkëshortin e saj – Aco Ristov, Mickoski e zgjodhi për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ish-kryetar komune nga VMRO tani është në krye të rregullatorit që duhet të jetë i pavarur, ndërsa bashkëshortja e tij është në organin që vendos për gjyqtarët. Të njëjtët njerëz, të lidhur me Mickoskin, duhet të kontrollojnë biznese dhe gjyqtarë. Strukturë klasike mafioze“, deklaroi anëtari i BE të LSDM.

Frçkoski shfaqi kritika edhe për qëndrimin e kryeministrit ndaj prokurorisë dhe eurointegrimeve.

„Prokurorët e pavarur i ndryshon dhe i quan mediokritet gjatë një paraqitjeje televizive, ndërsa të rinjtë i vendos drejtpërdrejt. Porosit procese me telefon dhe nga foltorja e kuvendit. Raporti i dytë i KE në pjesën e gjyqësorit është katastrofal. Së shpejti pritet i treti. Gjithë këtë e bën sepse nuk i intereson për BE. Ka frikë nga përgjegjësia. Me bandë, nuk ka gjyqësor të pavarur. Ka sistem kontrolli. Nuk ka drejtësi – përkundrazi, ka padrejtësi“, theksoi ai.

Nga LSDM kërkuan tërheqje të menjëhershme të këtyre propozimeve dhe zgjedhje të kandidatëve profesionalë.

„LSDM kërkon tërheqjen e këtyre propozimeve dhe zgjedhjen e kandidatëve të aftë dhe të pavarur për këshillin gjyqësor. Mesazhi ynë është se askush nuk do të shpëtojë, përgjegjësi do të ketë. Kur pushteti të kthehet në duart e popullit, e gjithë banda do të japë llogari. Para gjyqësorit të pavarur dhe para prokurorisë evropiane“, përfundoi Frçkoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër