PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara

Nga Xh M
753 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot, më 7 maj në orën 24:00, përfundon afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për të njoftuar KQZ-në lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve.

Sipas tij, këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që janë aktualisht pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës.

Deri në mesditën e sotme, KQZ ka pranuar njoftim për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, ndërsa 5 parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen. Po ashtu, është regjistruar edhe një koalicion i përbërë nga dy parti politike.

Ndër partitë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë, mes të tjerash, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Srpska Lista, Partia Socialdemokrate, si dhe një sërë subjektesh të tjera politike shqiptare dhe të komuniteteve joshumicë.

“Deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 12:00) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 20 parti politike, mospjesëmarrje nga 5 parti politike dhe 1 koalicion i përbërë nga 2 parti politike. Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; dhe 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.”, tha Elezi për Reëprteri.net.

Ndërkohë, disa parti kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, përfshirë Partinë Demokratike të Unitetit, Ballin Kombëtar të Kosovës dhe Partinë e Drejtësisë.

“Partitë politike që deri më tani kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe 5. Partia e Drejtësisë0”, tha ai.

Po ashtu, është konfirmuar edhe formimi i një koalicioni ndërmjet Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, i njohur si “Koalicija VAKAT”.

KQZ ka theksuar se procesi po zhvillohet sipas afateve ligjore dhe procedurave në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër