Tiranë, 8 maj, Zhurnal.mk – Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar që gjyqi në Administrative për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado, të transmetohet live.
“E drejta e çdo qytetari për të qenë në një seancë gjyqësore, për të pasur sytë nga një seancë gjyqësore, është një parim kushtetues që nuk mund të cenohet. Kushtetua përcakton të drejtën e lirisë së medias. Bëhet fjalë për një akt administrativ nga pala e paditur, por nuk tregoi çfarë cenohet nga ky akt”, tha ndër të tjera avokati Ndreca.
Trupa gjykuese, pasi u tërhoq për të marrë vendimin, vendosi të mos transmetohet live, ndërsa gazetarët do të jenë të pranishëm.
