Sveçla takohet me homologun e tij turk: Riafirmuam gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Ministria në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në Stambol ku u prit nga homologu i tij, Mustafa Çiftçi, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e ka falenderuar Turqinë për kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe stabilitetin në Kosovë, përmes angazhimit në misionin KFOR dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës.

“Vlerësova lartë partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit operacional. Diskutuam gjithashtu avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë përfshirë furnizimin me pajisje moderne për Policinë e Kosovës dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes. Theksova edhe rëndësinë e projektit strategjik për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë, si dhe përkushtimin e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Po ashtu ministri në detyra tha se ka riafirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe e ftova ministrin Çiftçi për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, me qëllim avancimin e projekteve konkrete dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të interesit të përbashkët sikurse ajo për njohje reciproke të patent shoferëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër