LDK përkujton Komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: Të dalin para drejtësisë përgjegjësit

Nga D. V.
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, LDK-ja ka vlerësuar kontributin e Komandant Drinit në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas çlirimit të Kosovës.

“Para 26 vitesh, pak muaj pas çlirimit të Kosovës për të cilën luftoi tërë jetën, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini u vra pranë shtëpisë së tij”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Nga kjo parti u tha se kontributi i tij mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të Kosovës.

“Kontributi i tij në radhët e UÇK-së gjatë luftës dhe në ndërtimin e paqes pas luftës, mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme të Kosovës. Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri e pavarësi”, thuhet tutje në postim.

LDK-ja kërkoi gjithashtu që përgjegjësit për vrasjen e tij të dalin para drejtësisë.

“Nderimi më i madh për Drinin do të jetë kur përgjegjësit e vrasjes së tij të dalin para drejtësisë. I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!”, përfundon reagimi i LDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër