OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e rënë gjatë gjysmës së parë të majit

Nga Xh M
683 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 maj Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1-15 maj të luftës çlirimtare, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Në një postim, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e qindra dëshmorëve të kombit që ranë në ditët më të vështira të luftës, duke i cilësuar ata si mburojë të Kosovës dhe simbol të përhershëm të lirisë.

“Në ditët më të rënda për popullin shqiptar, ata nuk u zmbrapsën përballë armikut, por u ngritën si mburojë e Kosovës dhe si zëri i pavdekshëm i lirisë. Sakrifica e tyre mbetet themel i shtetit tonë dhe amanet i përhershëm për brezat që vijnë”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇK-së.

Organizata ka rikujtuar emrat e dëshmorëve të rënë gjatë kësaj periudhe, duke nderuar kontributin dhe flijimin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

“OVL UÇK-së i përkujton me nderimin më të lartë dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare dhe nuk do t’i harrojë kurrë sakrificën, gjakun dhe amanetin e tyre për liri. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, thuhet më tej në postim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër