KQZ mbyll sot afatin për subjektet e reja politike

Nga Xh M
707 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 maj Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbyll sot, më 10 maj në orën 24:00, afatin për certifikimin e subjekteve të reja politike që duan të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se partitë politike janë automatikisht të certifikuara me ligj.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partia politike konsiderohet automatikisht e certifikuar, andaj ky proces do të vlejë vetëm për subjektet e reja politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur”, tha Elezi.

Deri më 12 maj, të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve.

“Dorëzimi duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit të dhjetorit”, shtoi ai.

Deri tani, 22 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen, 9 të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrje dhe janë formuar 3 koalicione.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër