BE do të dërgojë edhe 200 milion të tjerë Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut

Nga B.M
885 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 Maj, Zhurnal.mk – Komisioni Evropian (BE) pritet që së shpejti të bëjë edhe një dërgim parash për tre vende të Ballkanit Perëndimor nga fondi Plani i Rritjes për rajonin, shkruan Zhurnal.mk.

Komisionerja Marta Kos tha sot se është fjala për afro 200 million euro gjithsejtë të cilat ajo tha se do të dërgonen “ditëve të ardhshme”.

Zëdhësi i KE-së Guillame Mercier sqaroi për dtt-net.com se është fjala për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga 6 miliardë eurot e fondit për periudhën 2024-2027, BE-ja ka caktuar 922 milionë euro për Shqipërinë; 1.085 miliardë euro për Bosnjën dhe Hercegovinën (BiH), 882 milionë euro për Kosovën; 383,5 milionë euro për Malin e Zi; 750,4 milionë euro për Maqedoninë e Veriut dhe 1 586,4 miliardë euro për Serbinë.

Plani i Rritjes synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE, sipas KE-së. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër