Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Butel, Muharem Hasani, ka njoftuar se është zgjedhur kryesia e re e nëndegës “Shkup-Veri”, duke përmbyllur procesin e riorganizimit të të gjitha nëndegëve në kuadër të degës së Butelit, përcjell Zhurnal.mk.
Sipas njoftimit, me mbështetje të plotë të anëtarësisë janë zgjedhur:
- Driton Reçica për kryetar të nëndegës,
- Imer Ibraimi për nënkryetar,
- Nehat Huseini për sekretar.
Hasani vlerësoi se zgjedhja e kryesisë së re paraqet një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të strukturave organizative të partisë.
“I urojmë Kryesisë së re punë të mbarë dhe shumë suksese në ushtrimin e përgjegjësive të saj, në shërbim të anëtarësisë dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.
