Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së diskuton për përparimin e Ballkanit Perëndimor

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 11 maj, Zhurnal.mk – Në Bruksel mbahet sot mbledhja e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-s, në të cilën një nga temat do të jetë përparimi i Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit evropian.

Ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë një mëngjes pune me homologët e tyre nga shtetet e rajonit.

”Tema kryesore do të jetë zbatimi i reformave dhe kërcënimet hibride”, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, pas mbërritjes në takim.

“Do të bisedojmë për zgjerimin dhe çfarë mund të bëjmë që ata të vazhdojnë të zbatojnë reformat. Do të flasim edhe për bashkëpunimin lidhur me kërcënimet hibride që e rrezikojnë Ballkanin Perëndimor dhe si t’u kundërvihemi atyre. Kemi pasur përvoja dhe praktika të mira nga Moldavia, ndërsa tani po punojmë edhe me Armeninë. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar të njëjtën gjë, sepse edhe ato shohin sulme ndaj demokracisë së tyre”, tha Kallas.

Ajo shtoi se një nga temat në tryezë do të jetë siguria dhe mbrojtja.

“Presim që ata të harmonizohen me politikën tonë të jashtme dhe të sigurisë dhe të zbatojnë reformat që duhet të kryejnë”, tha Kallas.

Siç është paralajmëruar, në mëngjesin e punës me ministrat e BE-së do të marrin pjesë shefat e diplomacisë së Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër