Dega e LDK-së në Podujevë e propozon edhe Agim Veliun si kandidat për deputet

Nga D. V.
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 maj, Zhurnal.mk – Dega e LDK-së në Podujevë e ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj dege, Ekrem Hyseni.

“Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, janë votuar njëzëri kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Me qëllim të unifikimit të të gjithëve, si kryetar i Degës së LDK-së në Podujevë, kam propozuar që ndër kandidatët për deputet nga Llapi, të jetë edhe Agim Veliu, e në këtë garë po ashtu janë edhe katër kandidatë tjerë nga Dega jonë: Arjeta Salihu Abazi, Alisa Jetullahu, Zaim Thaçi dhe unë Ekrem Hyseni. Është momenti i të gjithë atyre që duan e që besojnë të kontribuojnë në këtë rrugëtim! Le të bashkohemi të gjithë, sepse LDK-ja është e të gjithëve!”, ka thënë Hyseni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër