597
Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (66) nga Tetova, pasi sipas denoncimit ai prej fillimit të vitit 2025 kishte ndjekur një grua 51-vjeçare dhe i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme lidhur me jetën e saj private. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
