Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Nga D. V.
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në një takim zyrtar në Tiranë, homologun e tij italian, Matteo Piantedosi. Takimi është në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi lidhje historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore, si dhe riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Ministri Lamallari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të Romës në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, uniteti dhe solidariteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit mbeten thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi në fushën e policisë dhe sigurisë, menaxhimit të migracionit dhe kontrollit kufitar.

Të dy ministrat vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në Itali dhe të qytetarëve italianë që jetojnë e investojnë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë urë njerëzore si një element kyç në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u evidentua edhe rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të kulturës arbëreshe në Itali, si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar niveli

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër