Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje me fillim nga ora 11:00, në sallën C-301.

Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje parashihet:

– Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
– Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Mbledhja mbahet në një periudhë kur Kuvendi i Kosovës tashmë është shpërbërë, pas vendimit të 28 prillit për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Shpërbërja e legjislaturës erdhi si rezultat i mosarritjes së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të vendit, çka çoi në përfundimin e mandatit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për proces të ri zgjedhor.

Megjithatë, edhe pas shpërbërjes së Kuvendit, Kryesia mund të zhvillojë mbledhje që lidhen me çështje administrative dhe procedurale deri në konstituimin e legjislaturës së re.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër