Editorial / Rikthimi i Mickoskit në universitet, kush pas tij në drejtimin e VMRO-DPMNE?

Nga B.M
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk  Kryeministri, Hristijan Mickoski, ka deklaruar hapur se nuk e sheh veten si politikan profesionist. Pas përfundimit të këtij mandati si kryetar i VMRO-DPMNE, ai synon të rikthehet në botën akademike, aty ku ka qenë profesor universitar. Kjo situatë e vendos VMRO-DPMNE përballë një dileme të madhe kush do ta marrë timonin e partisë pas Mickoskit? shkruan Zhurnal.

Figurat e përfolura që mund të jenë në krye të partisë

Duke folur për iniciativë rajonale për energji elektrike kryeministri, Hristijan Mickoski, në “Samitin e Maqedonisë”, tha se pas përfundimit të mandatit të tij si kryeministër, planifikon të rikthehet në ushtrimin e detyrës së profesorit universitar. Ky pohim publik i vetë Mickoskit hap dilema se kush do të jetë pasuesi. 

Në skenën e brendshme të VMRO-DPMNE, katër emra përmenden më shpesh si pasardhës të mundshëm. Por, natyrisht që mund të ndodhë sikurse skenari në LSDM që pas Zaevit pasues ishte një figurë e panjohur dhe e papritur për publikun, sikurse Dimitar Kovaçevski. edhe pse ishte vetëm në periudhë tranzitore. Por, në VMRO pas Mickoskit pasues mund të jenë figura të shumta, por mes tjerash katër janë që përfolën më së shumti. 

Aleksandar Nikolloski aktualisht është nënkryetar i VMRO-DPMNE dhe një nga figurat më të zëshme në jetën parlamentare. Me përvojë të gjatë politike, ai është një nga njerëzit më të afërt me Mickoskin. Që në të njëjtën kohë Mickoski ia ka besuar pozitën e ministrit në Transport dhe Lidhje. Nikolloski ka përvojë të gjatë politike dhe retorikë të fortë, por shpesh shihet si polarizues dhe i lidhur ngushtë me linjën nacionaliste.

Pas tij, vjen edhe Vlado Misajlovski, poashtu nënkryetar i partisë dhe Ministër i Mbrojtjes. Me profil teknik dhe organizativ, ai ka fituar popullaritet si figurë e besueshme në strukturat e partisë.Por, si dobësi është fakti se i mungon karizma e liderit të madh që tërheq masën.

Figurë tjetër që mund të jetë pasues dhe me qasje të kundërt nga figurat e lartpërmendura është edhe, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme, me përvojë si kryetar komune dhe profil diplomatik. I cili shihet si një figurë moderne, e aftë të komunikojë me partnerët ndërkombëtarë.Pra, ofron pragmatizëm dhe hapje ndërkombëtare, por dobësi e tij është se ende nuk ka bazë të fortë brenda strukturave të partisë.

Gjorgjija Sajkoski, nga pozita e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE, është ndikim të madh në logjistikën dhe organizimin e brendshëm të partisë, edhe pse më pak i ekspozuar publikisht. Sajkoski për dobësi ka mungesën e ekspozimit publik si rrjedhojë i mungon edhekarizma politike.

Ky ekuilibër i përparësive dhe dobësive tregon se gara e brendshme nuk do të jetë e thjeshtë. Secili prej tyre do të duhet të ndërtojë një profil më të plotë për të fituar besimin e anëtarësisë dhe për të siguruar mbështetjen e strukturave lokale. Pra, nga katër figura të lartpërmendura dy prej tyre nuk janë të ekspozuar sa duhet në publik, përshkak të hapësirës dhe pozitave por edhe përshkak të mungesës së karzimës si karakteristik bazike në lidership. 

Dinamika e brendshme

Kryetari aktual i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka arritur ta mbajë partinë të unifikuar, pavarësisht tentimeve të shpeshta për përçarje. Shihet që ka kontroll absolut mbi strukturat e VMRO-DPMNE dhe ka konsoliduar pushtetin e tij përmes fitoreve zgjedhore dhe disiplinës së brendshme. Prandaj, pasardhësi i tij gjasat më të mëdha i ka që të jetë një figurë e besuar e tij dikush që do të vazhdojë linjën e konsolidimit dhe të mos lejojë fragmentim të partisë.

Rikthimi i Mickoskit në akademi është një moment kyç për VMRO-DPMNE. Gara për pasardhësin e tij do të përcaktojë jo vetëm drejtimin e partisë por edhe balancat politike në vend. Me kontrollin e fortë që Mickoski ka ushtruar deri më tani është e qartë se kushdo që do të vijë pas tij duhet të jetë i afërt dhe i besuar nga vetë Mickoski përndryshe rreziku i fragmentimit të partisë do të ishte i pashmangshëm.

Kujtojmë që, Kongresi i fundit i VMRO-DPMNE u mbajt më 6 dhjetor 2025(Синоќа заседаваше Централниот Комитет на ВМРО-ДПМНЕ, тековни подготовки за редовниот Конгрес – ВМРО-ДПМНЕ) ku morën pjesë mbi 800 delegatë dhe u riafirmua lidershipi i Hristijan Mickoskit. Që nga themelimi në vitin 1990, partia ka organizuar rreth 15 kongrese të rregullta dhe të jashtëzakonshme, të cilat kanë shërbyer për zgjedhjen e kryetarëve dhe përcaktimin e kursit politik. Deri më tani, me këtë parti kanë udhëhequr tre liderë kryesorëLjubço Georgievski (1990–2003), themelues dhe kryeministër i vendit në periudhën 1998–2002. Pas tij ishte, Nikola Gruevski (2003–2017), i cili e udhëhoqi VMRO-DPMNE gjatë periudhës më të gjatë të pushtetit, dhe i fundit Hristijan Mickoski (2017–sot), që e ka konsoliduar partinë pas krizës së Gruevskit dhe e udhëhoqi drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2024. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër