Tetovë, 13 Maj, Zhurnal.mk – Deputeti në kuvendin e Shqipërisë e ish-minstër i mbrojtjes, Pirro Vengu, sot ka patur një takim me studentët shqiptarë të tre universiteteve në këtë qytet, ndërkohë që ata po dje paralajmëruan se shpejti do të mbajnë protestën e dytë për të kërkuar hyrjen në provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.
“Takimi me studentët shqiptarë të tre universiteteve të Tetovës ishte një moment që të rikthen besimin tek e ardhmja,” ka shkruar Vengu përmes Facebook.
Ai e potencoi përkrahjen e qeverisë së Edi Ramës për kërkesën e tyre ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Plot dinjitet, kurajë dhe qytetari ata ngrenë zërin prej muajsh, jo vetëm për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer kauzën e tyre në një çështje të madhe të drejtash europiane për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Një brez që di të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e vet me maturi e vizion meriton gjithë mbështetjen tonë,” shtoi Pirro Vengu.
Studentët shqiptarë dje kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestën e dytë të radhës ndaj qeverisë, me kerkesën që në provim të jurisprudencës të hyjnë në gjuhën shqipe.
“Nëde menduat se u ndalëm, gabuat. Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!”, kanë shkruar ata në dy afishe të vendosura në Shkup, e të plasuara në foto në Facebook nga stundeti Mevlan Ademi.
“Kurrë pra gjuha e jonë nuk shuhet”, ka shkruar Ademi në llogarinë e tij.
Ai nuk ka treguar datën e mbajtjes së protestës së radhës.
E para protestë u mbajtë me 6 prill, para ndërtesës së ministrisë së drejtësisë.
Por ministi Igor Filkov po vazhdon që të mos e përmbushë kërkesën e tyre, përderisa qeveritarët e tjerët, maqedonas dhe shqiptarë, vazhdojnë të thonë se një grup punues është angazhuar pë të gjetur “një zgjidhje”, e cila ende nuk është e njohur për publikun.
Kryeministi Hristijan Mickoski, në deklaratën e tij të parë, kishte thënë se me ligjin e tashëm për përdorim të gjuhëve studentëve shqiptarë duhet t’u lejohet hyrja në provim në gjuhën shqipe, por dy ditë më vonë ai iu bashkëngjit qëndrimit të Filkovit, duke u thirrë në ligjin për jurisprudencën, i cili megjithëatë nuk saktëson asgnjë gjuhë në tekst.
Mickoski pat paralajmëruar se një ligj i ri për jurisprudencën dujhet bërë e se do të dërgohej pastaj në Komisionin e Venedikut për mendim.
Por studentët me paralajmërimin e sotëm të Mevlan Ademit, nuk do të presin, e thonë se do të dalin përsëri në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës. / Zhurnal.mk
